KAPSULA VAJ PESHKU

Vetitë dhe qëllimi: Kapsulat e buta me vaj peshku janë një produkt dietik, një suplement dietik që përdoret si burim natyral i acideve yndyrore omega-3, vitaminës A dhe D3. Vaji i peshkut i tipit A është një vaj i rafinuar i mëlçisë së freskët të Gadus morhua L. dhe peshqve të tjerë të familjes Gadidae. Vaji i peshkut që përmbahet në këto kapsula përmban një sasi të madhe të acideve yndyrore omega-3 (EPA minimale 70 mg/g, DHA 100 mg/g), si dhe D-alfa tokoferol i cili mbron zemrën dhe enët e gjakut. Për shkak të përmbajtjes së vitaminës A, vaji i peshkut ka një efekt pozitiv në shikim, veçanërisht në verbërinë dhe dëmtimin e kornesë. Përmbajtja e vitaminës D3 në vajin e peshkut kontribuon në rritjen dhe zhvillimin e duhur te fëmijët, si dhe në parandalimin e osteoporozës dhe rakitit.

Përbërësit: një kapsulë përmban vaj peshku (tipi A) 500 mg që i përgjigjet vitaminës A (300 – 1250 IU ose 90 μg – 375 μg) dhe vitaminës D3 (30 – 125 IU ose 0.75 μg – 3.12 μg).

Përbërës të tjerë: xhelatinë, glicerinë dhe ujë.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit: fëmijët 1 deri në 2 kapsula në ditë, të rriturit 1 deri në 3 kapsula në ditë

Paketimi: 90 kapsula xhelatine të buta.

Ruajtja: Të ruhet në temperaturë deri në 25 ºC, të mbahet largë nga kontakti me fëmijët.