KAPSULA OMEGA 3 1000 XHELATINE TË BUTA

Vetitë dhe qëllimi: Omega 3 1000 janë kapsula të buta xhelatine që përdoren për të mbrojtur zemrën dhe enët e gjakut. Vaji i peshkut, i cili është pjesë e këtyre kapsulave, përmban një sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega-3: EPA, DHA dhe D-alfa-tokoferol (vitaminë E). Acidet yndyrore omega 3 reduktojnë presionin e lartë të gjakut, ulin nivelet e larta të triglicerideve dhe në këtë mënyrë ndihmojnë në parandalimin dhe zhvillimin e aterosklerozës.

Përbërja: një kapsulë përmban vaj peshku (jo më pak se 30% EPA dhe DHA) 1000 mg, që korrespondon me një total të acideve yndyrore omega-3 (jo më pak se 300 mg) nga të cilat ERA (si acide yndyrore të lira) jo më pak se 160 mg dhe DHA (si acide yndyrore të lira) jo më pak se 100 mg.

Përbërës të tjerë: xhelatinë (cilësia HALLAL dhe Kosher), përbërës që mban lagështinë (glicerol) dhe ujë i pastruar.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit: një deri në dy kapsula, një herë në ditë.

Paketimi: 30 dhe 75 kapsula xhelatine të buta

Ruajtja: Të ruhet në temperaturë deri në 25 ºC, të mbahet largë nga kontakti me fëmijët.