TABLETA KARBOPIL PËR PËRTYPJE

Vetitë dhe qëllimi: Tabletat përtypëse Carbopil përdoren për të lehtësuar dispepsi, fryrje, diarre dhe helmim nga ushqimi. Përmban dy përbërës natyralë: qymyr medicinal dhe ekstrakt anasoni. Qymyri bimor, nëse aplikohet nga goja, ka një kapacitet të madh për të lidhur toksinat nga mikroorganizmat, gazrat dhe metabolitët nga zorrët, gjë që rrit eliminimin e tyre nga trupi. Ekstrakti i anasonit përmirëson peristaltikën e zorrëve dhe kontribuon në eliminimin e toksinave dhe gazrave nga trupi. Anasoni përmban 2-7% vajra esencialë dhe rreth 10% vajra jo të avullueshëm.

Përbërja: një tabletë përmban 210 mg karbon aktiv dhe 35 mg ekstrakt anasoni.

Përbërës të tjerë: saharozë, dekstrozë, stabilizues (celulozë mikrokristaline), përbërës kundër mpiksjes (dioksid silikoni dhe stearat magnezi).

Dozimi dhe mënyra e përdorimit: në rast fryrjeje 1 deri në 2 tableta gjatë ditës pas ngrënies, në rast diarreje dhe helmimi tek të rriturit 3 deri në 4 tableta gjatë ditës pas ngrënies. Fëmijët mbi 3 vjeç 1 tabletë në ditë pas ngrënies (mund të shtypet në 200 ml çaj, ujë ose lëng). Nuk rekomandohet të përdorni më shumë se 4 tableta në ditë. Nëse përdoren preparate të tjera, duhet të ketë një distancë prej të paktën 2 orësh. Produkti nuk përdoret së bashku me qumështin.

Paketimi: 30 tableta të përtypshme

Ruajtja: Të ruhet në temperaturë deri në 25 ºC, të mbahet largë nga kontakti me fëmijët.