PASTILE LOZENGE ISLANDIKE

Vetitë dhe qëllimi: Pastilet lozenge islandike janë një produkt dietik, që përmban ekstraktin e likenit islandez. Përdoret për të veshur mukozën e fytit dhe gojës. Për shkak të pranisë së likenit islandez, tabletat përdoren për kollën e irrituar, bronkitin, inflamacionin e mukozave të fytit, trajtimin e pneumonisë kronike, dispepsisë dhe humbjes së oreksit.

Përbërësit: një pastilë përmban ekstrakt të likenit të Islandës (Lichen islandica extractum) 0,9 g, mjaltë 1,6 g, ekstrakt nga 20 barishte 0,4 g dhe vitaminë C 240 mg.Ekstrakti i 20 bimëve i referohet: rrënjës së ëmbël, gjethe delli,mentes,manaferrës, eukaliptit dhe sherebelës, lules së kamomilit,shtogut, blirit, kalendulës, aguliçes dhe manit, trumzës dhe anasonit.

Përbërës të tjerë: sheqer, shurup glukoze, mentol, aroma mjalti, aroma anasoni dhe eukalipti.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit: 1 deri në 2 pastile disa herë në ditë. Produkti nuk është i destinuar për njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj ndonjë përbërësi, gratë shtatzëna dhe në laktacion dhe diabetikët.

Paketimi: 24 pastile

Ruajtja: Të ruhet në temperaturë deri në 25 ºC,të mbahet largë nga kontakti me fëmijët.