MEDIFIT ULTRA SPRAY ME 10% PROPOLIS

Vetitë dhe qëllimi: Medifit ultra është një produkt joalkoolik me 10% propolis që përdoret për mbrojtjen dhe rikuperimin e mukozave të fytit dhe zgavrës së gojës. Përdoret për ftohjet dhe gripin, infeksionet bakteriale të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, sinusitin, rritjen e sekretimit të mukozës së hundës, proceset inflamatore të zgavrës së gojës dhe fytit, herpesin, paradentoza,paradontopati, probleme me traktin gastrointestinal si gastriti dhe koliti. Medifit ultra mund të përdoret në mënyrë parandaluese në proceset inflamatore të veshit, fytit, hundës, zgavrës së veshit, rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, si dhe për të mbrojtur trupin nga infeksionet bakteriale përpara fillimit të terapisë me antibiotikë.

Përbërja: Medifit ultra propolis spray përmban 10% lëndë të thatë të propolisit të tretur në makrogol.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit: të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç, 3 herë në ditë nga dy  spërkatje në zgavrën e gojës. Ky produkt nuk është menduar për t’u përdorur nga kushdo që është i ndjeshëm ndaj ndonjë prej përbërësve dhe fëmijët nën 12 vjeç.

Paketimi: Shishe qelqi 20 ml me spërkatës

Ruajtja: Të ruhet në temperaturë deri në 25 ºC,të mbahet largë nga kontakti me fëmijët.