KREM BAJAME

Vetitë dhe qëllimi: Kremi bajamesh për fëmijë përdoret për kujdesin dhe mbrojtjen e lëkurës së foshnjave. Vaji i bajames përmban vitaminë E e cila hidraton lëkurën e thatë te foshnjat, parandalon kruajtjen dhe merr pjesë në mbrojtjen antioksiduese të lëkurës. Oksidi i zinkut ka një efekt të butë antiseptik dhe astringent dhe përdoret për të hequr skuqjen e pelenave dhe acarime të tjera të vogla të lëkurës. Talku vepron si një astringent.Kremi bajamesh përmbajnë vitamina E, B dhe K, minerale esenciale si magnez dhe kalcium dhe për shkak të kësaj përbërje rinovon, zbut, hidraton dhe ushqen lëkurën. Lanolina largon ujin, ka veprim antibakterial dhe krijon kushte optimale për shërimin e lëkurës. Kremi bajamesh për fëmijë siguron një barrierë mbrojtëse në lëkurë. Parafina e lëngshme ka veti okluzive të lehta. Vazelina është një përbërës tipik që jep lagështi, lubrifikon dhe parandalon plasaritjen e lëkurës. Të gjithë këta komponentë kontribuojnë në reduktimin dhe eliminimin e skuqjes së pelenave, ekzemës, acarimit dhe humbjes së ujit përmes lëkurës.

Përbërësit: vaj bajamesh, oksid zinku, lanolinë, parafinë e lëngshme, vazelinë, talk, parfum, ujë të pastruar.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit: aplikohet në lëkurë disa herë në ditë. Mund të përdoret gjatë shtatzënisë dhe laktacionit.

Paketimi: 100 ml

Ruajtja: Të ruhet në temperaturë deri në 25 ºC,