KONDROVIT KOMPLEX XHEL

Vetitë dhe qëllimi:Kondrovit komplex xhel është një kombinim unik i 8 përbërësve aktivë që ndihmojnë në dhimbjet e kyçeve dhe muskujve. Produkti është një kombinim i sulfatit të glukozaminës dhe sulfatit të kondroitinës me ekstraktin e kthetrave të djallit, borziloku, metilsulfonilmetanin (MSM) dhe vajin esencial të eukaliptit dhe kanellës. Prania e kondroitinës dhe glukozaminës në këtë xhel ndikon në rikuperimin e strukturave të kyçeve, si dhe në uljen e dhimbjeve të shkaktuara nga harxhimi i kërcit. Metilsulfonilmetani, kamfori, kthetrat e djallit, borziloku dhe vaji esencial i kanellës dhe eukaliptit të aplikuar në mënyrë topike shkaktojnë anti-inflamator dhe efekt analgjezik, gjë që e bën këtë xhel të përshtatshëm për personat me artrit dhe lëndime sportive që shoqërohen me dhimbje kyçesh dhe muskujsh.

Përbërësit: sulfat glukozamine dhe sulfat kondroitin, kamfor, ekstrakt i kthetrave të djallit, ekstrakt borziloku,metil sulfonil metan (MSM), vaj esencial eukalipt dhe vaj esencial kanelle.

Përbërës të tjerë: ujë, polisorbat 80, poliakrilamid, etanol, fenoksietanol, etilheksil glicerol, vaj kokosi, celulozë hidroksimetil, acid citrik

Dozimi dhe mënyra e përdorimit: xheli aplikohet disa herë në ditë, në një shtresë të hollë në vendin e lënduar, me fërkim të butë dhe lihet të veprojë.

Paketimi: 75 ml

Ruajtja: Të ruhet në temperaturë deri në 25 ºC,të mbahet largë nga kontakti me fëmijët.