TABLETA OSTEOVIT K2D3

Karakteristikat dhe qëllimi: Tabletat Osteovit K2D3 janë një kombinim ideal për kockat dhe kyçet. Ato janë të destinuara për parandalimin e osteoporozës, si një ndihmë në trajtimin e osteoporozës dhe osteopenisë dhe për funksionimin më të mirë të kyçeve. Përveç kalciumit dhe magnezit, tabletat përmbajnë edhe zink, vitaminë K2 dhe D3. Vitaminat K2 dhe D3 rrisin përthithjen e kalciumit dhe mundësojnë shfrytëzimin e duhur të tij, inkorporimin më të mirë në kockë dhe parandalimin e kalcifikimit në kyçe.

Përbërja: një tabletë përmban kalcium (nga karbonati i kalciumit) 400 mg, magnez (nga oksidi i magnezit) 200 mg, zink (nga sulfati monohidrat i zinkut) 5 mg, vitaminë D3 (kolekalciferol) 7 mcg, vitaminë K2 (menakinone) 50 mcg.

Përbërës të tjerë: celulozë mikrokristaline, agjent mbulues (hidroksipropilmetilcelulozë, hidroksipropilcelulozë, talk, dioksid titani), glikol polietileni, vaj palme i hidrogjenizuar, monogliceride dhe digliceride të acideve yndyrore, fosfat trikalciumi, stearat magnezi.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit: një tabletë në ditë. Mos merrni në të njëjtën kohë me suplemente hekuri dhe tetraciklina, por në intervale nga 3 deri në 4 orë.

Paketimi: 30 tableta

Ruajtja: Të ruhet në temperaturë deri në 25 ºC, të mbahet largë nga kontakti me fëmijët.