SHURUP HERBIFIT MULLAGË E BARDHË

Vetitë dhe qëllimi: Shurupi Herbifit Mullagë e bardhë përdoret për të lehtësuar dhe qetësuar kollën e thatë te pacientët me dhimbje të fytit. Rrënja e Mullagës së bardhë është një antitusivë që përdoret në kollën irrituese dhe laringitin.Mukusi që përmban ky shurup mbulon mukozën e fytit dhe laringut dhe në këtë mënyrë redukton refleksin e kollës.

Përbërësit: 100 g shurup Herbifit Mullagë e bardhë përmban 2,5 g rrënjë Mullagë.

Përbërës të tjerë: saharozë, benzoat natriumi (konservues) dhe aromë portokalli.                 

Dozimi dhe mënyra e përdorimit: Të rriturit 15 ml tre herë në ditë, fëmijët e shkollave të ulta 5 ml tre herë në ditë dhe foshnjat 2,5 ml tre herë në ditë.

Ruajtja: Të ruhet në temperaturë deri në 25 ºC, të mbahet largë nga kontakti me fëmijët. Shkundni shishen përpara përdorimit.