KLORUR MAGNEZI XHEL

Vetitë dhe qëllimi: Magnezi është një mineral thelbësor, i nevojshëm për funksionimin e duhur të sistemit nervor, zemrës, qarkullimit të gjakut dhe muskujve. Magnezi redukton tensionin nervor dhe stresin, ndihmon në pagjumësi, dhimbje koke, nervozizëm, ankth. Relakson muskujt, zvogëlon lodhjen, lehtëson ngërçet dhe dhimbjet. Klorur magnezi Xhel DONVAS® përmban klorur magnezi, i cili përthithet shpejt përmes lëkurës. Prania e vajrave esenciale të livandës dhe nenexhikut kontribuon në një ndjenjë të rehatshme të relaksimit të muskujve dhe përmirësim të përcjelljes nervore.

Përbërësit: klorur magnezi, vaj esencial livando, vaj esencial mente, ujë, alkool, benzoat natriumi, karbopol, propilen glikol, trietanolaminë.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit: Xheli aplikohet në lëkurë të pastër, disa herë në ditë, në një shtresë të hollë, me fërkim të butë derisa të përthithet plotësisht dhe lihet të veprojë. Rekomandohet për atletët, të moshuarit dhe gratë shtatzëna.

Paketimi: 200 ml

Ruajtja: Të ruhet në temperaturë deri në 25 ºC,të mbahet largë nga kontakti me fëmijët.